Lajmet e fundit

Të dielën në emisionin “Familja Ime”, duke filluar nga ora 10:50 në Klan Kosova, do të flasim për “Paratë e xhepit”.
Si duhet t’i mësojmë fëmijët që të kursejnë, ta dinë rëndësinë e secilit cent dhe të mos nënvlerësohen dhe të blihen lodra pa kufi?
Çfarë duhet të bëjmë ne si prindër që ata të marrin shembullin e duhur?
Sa luan rol kutia e kursimeve në këtë shprehi të mirë, dhe shumëçka tjetër do të flasim në studio me:
Aderim Musliu – Ekonomist dhe Visar Sadiku – Psikolog nga Qendra këshilluese në Sos Fshat.
Emision nga Saranda Bujupi – Rama.