Lajmet e fundit

Njollat e lëkurës që krijohen në duar me kalimin e moshës, janë një shqetësim që haset përgjithësisht te moshat e mesme apo ato sipër tyre!
Si për çdo rast, edhe për këtë, ekziston një zgjidhje popullore, shkruan living. Qepa dhe uthulla mund të jenë zgjidhja për t’i kthyer duart në gjendjen e mëparshme.
Prisni qepën dhe kalojeni në mikser. Lëngun që do të përftoni pas kullimit të saj bashkojeni me uthull molle dhe përziejeni mirë. Lyeni një pambuk në lëngun që përgatitët dhe lyeni me të, për disa ditë me radhë, njollat e lëkurës.