Lajmet e fundit

Orkidea duhet të vendoset pranë një burimi drite, por jo direkt në dritën e diellit në mënyrë që ajo të mos digjet.
Gjithashtu, orkidea nuk duhet të mbahet në ajër të ftohtë. Shmangni këndet e shtëpisë ku ka rryma ajri.
Në rast se orkidesë i kanë rënë të gjitha lulet, mos e hidhni. Me pak durim, orkidea mund të lulëzojë sërish.
Disa varietete orkidesh nuk kanë nevojë për dhe në vazo. Prandaj, ndodh që orkidetë të vihen herë-herë në një përzjerje me copa druri.
Pasi vihet në vazo apo pasi rifillon dalja e luleve mund të pastrohen rrënjët në mënyrë që të eliminohen të gjitha rrënjët që janë kalbur gjatë periudhës së dimrit.
Rrënjët e dobishme për orkidenë janë ato me ngjyrë gri të hapur. Të gjitha rrënjët e thara është mirë të priten që në fillim./Living,al