Lajmet e fundit

A e dini se mund të keni duar të lëmuara dhe rinore në më pak se një minutë?
Po po, e keni dëgjuar mirë. Nuk ju duhet më shumë se një minutë kohë.
Shiheni këtë metodë që e gjeni më poshtë dhe kuptojeni se duke bërë këtë “scrub” të thjeshtë, duart tuaja do të jenë jashtëzakonisht të lëmuara dhe plot freski, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
1-2 lugë gjelle vaj ulliri
1-2 lugë gjelle sheqer
Si ta përgatisni?
1. Vendosni në duar një ose dy lugë gjelle sheqer. Më pas shtoni edhe vajin e ullirit. Nëse dëshironi, mund të përdorni vaj kokosi në vend të ullirit, në sasi të njejtë.


2. Për t'i kombinuar këta përbërës, fërkoni shuplakat e duarve mes vete fillimisht e më pas edhe gjithë duart.

3. Masazhoni duart në lëvizje rrethore duke hequr kështu gjithë lëkurën e vdekur.

4. Shpëlani duart. Më pas aplikoni kremin ose losionin e zakonshëm, sipas nevojës gjatë gjithë ditës, për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës tuaj.