Lajmet e fundit

*Hidhini njollës shumë kripë që ta pijë verën. Kjo ndikon nëse reagoni në atë moment kur ju derdhet vera.
*Mblidheni verën me peshqir letre, më pas njollën lageni me qumësht, një orë para se ta lani.
*Edhe këtu ndihmon përzierja e sapunit me hidrogjen në sasi të njëjta.
*Hidhni ujë të gazuar, por përmbi lavaman, në mënyrë që ujë të kaloj përmes njollës.
*Nëse shenja është e thatë, trajtojeni me pastë për rrojë, më pas lajeni në mënyrën e zakonshme.
*Siç thuhet, pyka me pykë thyhet: derdhni në verën e kuqe verë të bardhë, më pas vendosni edhe sodë bikarbon përmbi njollë. Pas disa orësh lajeni. Gjithashtu, mund të ndihmojë edhe vodka.
*Tek heqja e njollave nga vera e kuqe gjëja kryesore është shpejtësia: sa më parë të reagoni, aq më parë do ta pastroni.