Lajmet e fundit

Fillimi i një lidhjeje të re është paksa i vështirë dhe i koklavitur.
Frika se mos jeni duke u shprehur më shumë se sa duhet dhe mendimi se mos nuk jeni duke përdorur fjalët e duhura gjatë bisedës me të ju bëjnë të ndiheni keq, njofton 10minuta.
Shikoni se cilat janë disa nga shprehjet dhe veprimet që duhet ose nuk duhet përdorur:
Mos e mbaroni fjalinë çdo herë me “hehe” ose “hahaha”, sepse do të dukeni shumë jo seriozë.
Mos i shkruani dy herë pa ju kthyer ai përgjigjen, mund të jetë i zënë.
Mos shkruaj tërë ditën me të. Është e rëndësishme që të mbani pakë distancë.
Përdorni emoijs (p.sh. :D), nëse ju e shihni të domosdoshme mbarojeni bisedën me të.
Mos flisni me shkurtesa, do të dukeni shumë jo seriozë.
Prisheni rregullën, shkruani ju e para.
Mos i shkruani pa u ndalë nëse ai nuk ju përgjigjet, ka gjëra të tjera për të bërë edhe pse ndoshta i pëlqen të shkruajë me ju.
Mos e analizoni çdo fjalë të tij, mund t'ju bëj të ndjeheni keq.