Lajmet e fundit

Kur nuk flemë mirë, shohim shumë efekte negative në jetën tonë të përditshme.
Pa dyshim se një gjumë i mirë dhe pa shqetësime është çelës për një shëndet të mirë, aq sa edhe për produktivitetin tonë, transmeton Klan Kosova.
Por a e dini se ekziston një metodë që është shumë efikase, e lehtë dhe ju vë në gjumë për vetëm një minutë?
Krejt çfarë ju duhet janë tri veprime të thjeshta, dhe njihet si metoda “4-7-8”.
Merrni frymë përmes hundës për katër sekonda
Mbani frymën për shtatë sekonda
Lëshoni frymën ngadalë përmes gojës për tetë sekonda
Është kaq e thjeshtë. Mund të duket ide e çmendur, por funksionon vërtetë.