Lajmet e fundit

Si tinejxher që ishte në Suedi, Anders Ericsson luante gjithmonë shah me njërin nga shokët e tij të klasës, një djalë që ishte më i dobët në lojë se sa vetë Ericsson. Çdo herë që luanin, Ericsson e mundte shokun e tij.
Mirëpo një ditë, ishte ai që e mundi Ericssonin.
Më pas Eriscsson u bë i fiksuar që ta kuptonte, se çfarë kishte bërë miku i tij që e kishte përmirësuar performancën aq drastikisht, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Sot Ericsson një profesor Psikologjie në Universitetin Shtetëror të Floridas, ai e studion shkencën e performancës. Me fjalë të tjera, është ekspert i ekspertëve.
Ai thotë se për të arritur përmirësim konstant në fushën tuaj, duhet të kaloni përmes një procesi që ai e quan “praktika deliberate”.
Sipas tij, duhet të dilni nga zona e komfortit dhe të provoni të bëni aktivitete jashtë aftësive tuaja aktuale. Duhet t’i vini vetes qëllime, dhe ta hartoni një plan për t’i arritur ato.