Lajmet e fundit

Luani me ngjyrat! Ky kombinim do t’ju nxjerrë belin në pah dhe përveç kësaj, do të dukeni si zonjushë!
Pantallona të gjera dhe sandale klasike
Këtë veshje mund ta shfrytëzoni në çdo orë të ditës, pavarësisht vendit. Një palë pantallona të lirshme, një bluzë të shkurtër dhe sandalet bazike. Jeni gati për 5 minuta dhe dukeni një yll!
Kostum sportiv
Një tjetër version i bukur i bluzës së shkurtër është kostumi sportiv. Tutat me shtrat të lartë, kombinuar me një bluzë që nxjerr në pah më të mirat e siluetës suaj.
Kostum xhinsi!
Nëse jeni veshur e gjitha me xhins,thyejeni me një bluzë të shkurtër poshtë xhaketës, shkruan anabel. Sytë janë tek ju!