Çdo njeri mendon për fundjavën, për kohën se si do të kalohen dy ditët e pushimeve.
E vetmja gjë që i ndan njerëzit e suksesshëm me ata të pasuksesshëm është planifikimi i kohës.
- Ata nuk kanë një plan
Jo çdo moment i fundjavës duhet të planifikohet, por njerëzit duhet të kenë një ide se si do ta kalojnë kohën e lirë.
- Ata nuk kanë kohë për njerëzit e dashur
Është e vështirë të gjesh kohë për njerëzit e dashur pas një jave të lodhshme, por duhet të mendoni edhe për atë pjesë.
- Ata e kalojnë kohën me teknologji
Mos lejoni që t’ju sundojë celulari. Mbyllni postën elektronike dhe çdo gjë që ka të bëjë me rrjetet sociale e pushoni të qetë.
- Ata nuk e shijojnë kohën e tyre
Sa herë që je i lirë, duhet të dalësh me shoqërinë në një vend që ju bën të gjithëve të ndiheni mirë.
- Ata flejnë pjesën më të madhe të kohës
Edhe nëse keni kaluar një të premte ‘të çmendur’ duhet të pushoni pak dhe të ngriheni. Mos e kaloni fundjavën tuaj në krevat.
- Ata numërojnë shpenzimet
Ju shpenzoni shumë gjatë javës dhe e shkatërroni fundjavën. Ju duhet të mendoni për veten tuaj dhe për gjerat që ju nevojiten, duke konsideruar edhe vendet e qejfit si lokalet e natës apo evente të ndryshme.
- Ata nuk arsyetojnë, reflektojnë
Gjatë javës, është e vështirë të mendoni për gjërat që doni të bëni në jetën tuaj në të ardhmen. Ndonjëherë është e rëndësishme që të shikoni dëshirat personale.
- Ata nuk pushojnë së menduari për punën
Të premten, është mirë të mendosh axhendën për të hënën e ardhshme. Të jeni të përgatitur është mirë, të jeni të fiksuar pas punës nuk është.
- Ata përjetojnë gjithçka dhe zhgënjehen
Të kaloni gjithë fundjavën jashtë është diçka e mirë. Por në qoftë se ju nuk ndiheni mirë, atëherë duhet të mendoni se si të kaloni fundjavën e ardhshme.
- Ata nuk pushojnë
Ka një kategori njerëzish që e kalojnë fundjavën duke bëë shumë punë. Në mënyrë që të jeni të suksesshëm në punë, është mirë që të çlodheni gjatë fundjavës, pra të ‘mbushni bateritë.