Lajmet e fundit
Keni ndjerë ndonjëherë inat për një person tjetër vetëm sepse ai ka arritur sukses? A ju duket sikur ndonjëherë suksesin e të tjerëve nuk e vlerësoni aq sa duhet duke e bazuar atë në disa arsye fare të vogla, vetëm për t’u ndjerë më mirë me veten tuaj? Përmes eksperiencave të përditshme të vëzhguara nga psikologë të ndryshëm është observuar se ky emocion instiktiv përpiqet thjesht të mbrojë egon tonë, duke e fshehur nga pamjaftueshmëritë dhe pasuguritë tona. Mendja jonë është aktive për të na mbrojtur nga çdo lloj pakënaqësie sado e vogël dhe e paarsyeshme të jetë.

Nuk ka njeri që nuk ndjenë xhelozi. Edhe ata që e duan veten tepër janë xhelozë herë pas here. Por ka të tjerë që e buajnë pak më shumë, duke u bërë agresivë në punë, në dashuri apo në komunikim me të tjerët.
Jo vetëm që ndjenja e xhelozisë nuk është aspak e favorshme për të ndërtuar një raport shoqëror si dhe dashuror si dhe një komunikim efektiv, për me tepër ajo na bën të ndihemi keq.
Në marrëdhënie me të tjerët, ky emocion është kaq depërtues dhe i menjëhershëm saqë njerëzit nuk kanë as kohë për të reflektuar dhe për ta vlerësuar siç duhet. Xhelozia thyen komunikimin, dhembshurinë, si dhe shkatërron raporte. Impakti që ajo ka në një raport intim mund të jetë shkatërrues. Kur je në një gjendje xhelozie, ne operojmë me një gjendje instiktive për të “shpëtuar”.
Ne nxjerrim pa e kuptuar gjithë frikën tonë. Në këtë gjendje ne jemi irracionalë dhe e vetmja gjë për të cilën mendojmë është vetja jonë. Nuk mendojmë se çfarë të tjerët mund të ndiejnë. Por kur ne veprojmë nga një gjendje bollëku, e lëshojmë shpirtin human dhe mendojmë me dhembshuri kundrejt të tjerëve. Arrijmë të çlirojmë veten nga emocionet negative.
Përjetoje ndjenjën tërësisht
Për ta larguar xhelozinë, mjafton të shohësh se si ajo u bë pjesë e jotja. Analizo sekuencat e mendimeve dhe të emocioneve në sistemin tënd dhe më pas fshiji ato duke arsyetuar tërëprocesin me inteligjencë.
Nuk mjafton vetëm të kritikuarit e vetes se ndjenja e xhelozisë nuk është aspak pozitive. Nuk do të mjaftonte që ne ta largonim këtë fenomen nga vetja. Nëse bëhemi më të ndërgjegjshëm rreth saj dhe i shkojmë situatës përtej, duke e parë atë në rrënjët e saj, do të fillonim të eliminonim emocionet negative. Lëreni veten ta përjetoni plotësisht ndjenjën e xhelozisë. Duke u përballur me të do të shihni se si ajo do të zvogëlohet gradualisht. Ja se si duhet të veproni më konkretisht.
Gjeni një vend ku asnjëri nuk mund t’ju shqetësojë. Mbyllini sytë dhe filloni të ndjeni xhelozinë.
Duaje veten
Nëse nuk e pranon veten tënde tërësisht dhe ta duash atë ashtu siç është, ju do të jeni më të gatshëm për ta krahasuar atë me të tjerët duke gjetur te vetja mangësi inekzistente.
Vlerat e vetes rriten nëse dashuria dhe vlerësimi ndaj saj rritet. Njerëzit të cilët janë rehat me veten e tyre dhe të sigurt në cilësitë e tyre, rrallë lënë që xhelozia t’i kontrollojë. Shiko brenda vetes, shpenzo kohë me veten, njihe veten tënde të vërtetë. Fokuso më shumë te vetja se sa te personi që ke përballë
Ndalo së krahasuari
Krahasimi është fara ndërsa xhelozia fryti. Krahasimi të çon gjithmonë në xhelozi, dhe janë të dyja gjendje të krijuara të mendjes. Mendja jonë është kaq e etur për krahasim saqë shpesh na del nga kontrolli. Është e nevojshme ta evitojmë këtë sjellje të krahasimit për të parë se si janë gjerat vërtet. Fillo të vlerësosh ndryshimet. Shiko mbi të gjitha përfitimet e unicitetit tënd.
Krahasimi dhe gjendja e saj nuk ka fund në fakt sepse edhe pritshmëritë tona nuk kanë fund.
Shkruaj për gjendjen tënde
Psikologët sugjerojnë se një nga mënyrat më të mira për të larguar ndjenja të cilat na kërcënojnë e të cilat nuk i duam, është të shkruajmë për to në një copë letër. Duke i shkruar këto mendime, ju jepet një mundësi për të shprehur veten, ashtu sikurse vendosen dhe opsionet e zgjidhjes së problemit në fletë. Është si ta shohësh qytetin larg nga një aeroplan, pasi kështu krijon një vizion më të qartë të pikturës së madhe.
Bëhu realist
Pyet veten, a është ai person një rrezik i vërtetë për ty? Për marrëdhënien tënde, apo për biznesin që ke krijuar?