05.07.2018 · përditësuar para 2934 dite1 min lexim
Ta zgjedhësh dekorimin dhe dizajnin e duhur për shtëpinë ose banesën tuaj mund të jetë një proces i mundimshëm.
Në fakt, një gabim, qoftë ai edhe më i vogli, mund të shkatërrojë gjithë planifikimin, mundin dhe shpenzimet tuaja.
Por për fat të mirë ekzistojnë disa truqe, që ju ndihmojnë që me pak para dhe shumë shije ta dekoroni ambientin e brendshëm të shtëpisë tuaj, transmeton Klan Kosova.
Idetë që i gjeni më poshtë nuk kushtojnë shumë, mund të realizohen shumë lehtë dhe mbi të gjitha shndërrojnë ambientin e shtëpisë në një vend përrallor.
Dekorojeni televizorin tuaj me një kornizë pikture
Vendosni tapete të krijuara me dorë dhe shumë unike
Dizajnojeni vetë oxhakun tuaj
Përdorni ndryshe gypat
Bëhuni kreativë me paletat nga druri
Krijoni një pikturë ose kornizë për fotografi nga objektet që i keni në shtëpi
Dritat si në përalla janë gjithmonë një ide e mirë
Vendosni një dizajn me vija, qoftë në mur, tokë apo derë
Provoni ta krijoni vetë llambën ose abazhurin tuaj
Përdorni sipërfaqe me pasqyrë për ta krijuar përshtypjen e hapësirës më të madhe
Jepjuni jetë mobiljeve të vjetra me dizajne dhe ngjyra të reja
Shtoni dekorime të thjeshta në tavane
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.