Lajmet e fundit
Tortat janë të mrekullueshme për raste të veçanta dhe për festa. Sigurisht që ju mund të zgjedhni nëse do ta blini apo do ta bëni vetë, mirëpo nëse vendosni që ta përgatitni vetë ju sigurisht se doni që ta dekoroni në mënyrën më të mirë dhe sa më bukur.

Para se t’i hyni punës për përgatitjen e tortës, duhet t’i keni edhe mjetet e duhura. Ato mund të ju kushtojnë pak, por gjithsesi që do të mbesin në sirtarët tuaj të kuzhinës njëherë e përgjithmonë dhe sa herë që ju duhen do t’i keni aty. Nëse jeni dashamirës tortash të bukura, vizitojeni një dyqan mjetesh kuzhine, ku mund të gjeni gjërat që ju duhen.
Zgjidheni formën që dëshironi
Për ta dekoruar një fortë, duhet që paraprakisht të zgjidhni një formë për të. E rrumbullakët apo katrore ju duhet ta zgjidhni paraprakisht, në mënyrë që edhe tepsinë ta vendosni paraprakisht. Tortat më të përshtatshme për dekorime, janë tortat e dasmave, ato të ditëlindjeve dhe të festave për fëmijë.
Mësojini teknikat e dekorimit
Ka një numër të madh teknikash të cilat mund të ju ndihmojnë të dekoroni tortën. Mund të përdorni kremin e tortës për të vizatuar në të qoftë me ngjyra të tjera kremi ose me ëmbëlsira të vogla me forma të ndryshme.
Përdorni pjata të bukura për servirje
Torta dhe shija e saj kanë shumë rëndësi. Por mënyra se si e seroni, i vë kapak. Blini pjata të bukura ëmbëlsirash. Kjo do ta rritë edhe më shumë kënaqësinë e të ngrënit tortën.