Lajmet e fundit

Parfumi është një nga elementët identifikues të çdo femre. Ai, fillimisht, të bën të ndihesh mirë me vetveten dhe gjithashtu plot vetëbesim. Por cili është sekreti që të mundëson ta bësh atë të zgjasë sa më shumë?
Sipas Mark Knitowski, specialistit të produkteve kozmetike pranë Victoria’s Secret, bashkë me gjithë produktet e tjera të bukurisë, duhet të ruash në frigorifer edhe parfumin, në mënyrë që të zgjasë më shumë. Mark ndau disa sekrete që ndihmojnë në jetëgjatësinë e parfumit, një nga të cilat është edhe ruajtja e tij në një ambient të mbyllur dhe të freskët, siç është frigoriferi, shkruan dritare.net. Nëse jeni duke pyetur pse? Disa fenomene natyrorë kanë ndikim negative në përbërjen e parfumit tuaj. E tillë është drita dhe vapa. I ekspozuar në to, parfumi e humbet fuqinë e tij dhe fillon të avullojë. Ndërsa me mënyrën e mësipërme, Mark tregon se ju mund të zgjasni jetëgjatësinë e tij deri në dy vite.