Lajmet e fundit

Në këtë periudhë të vitit, shtëpia juaj ka marrë një pamje të zymtë, e pandriçuar apo e paajrosur? Keni hequr pemën e Krishtlindjeve dhe është ende shumë ftohtë për të hapur dritaret. Pra, si t’a freskoni?
Ja disa ide, që nga qirinjtë tek recetat që garantojnë një shtëpi që mban erë të mirë…
Ndizni një qiri
Disa kanë opinione skeptike në lidhje me pyetjen a duhet ndezur qiri apo jo në shtëpi, por gjithsesi kjo më së shumti varet nga aroma. Provoni t’i bëni qirinjtë e aromatizuar në shtëpi dhe t’i fusni në vazo të vogla qelqi. Mund të fusni brenda pak vaj esencë dhe përziejeni me bimë aromatike si për shembull rozmarinë ose mund të shtoni vaj limoni.
Zieni erëza
E keni vënë re se sa aromë të mirë merr shtëpia ndërsa përgatisni ushqime me verë apo musht? Mund ta bëni këtë dhe nëse nuk jeni duke përgatitur pije të veçanta për ndonjë festë. Thjesht merrni disa shkopinj kanellë dhe ziejini me pak ujë në sobë. Sapo shtëpia të marrë atë aromën e këndshme dhe të ngrohtë, fikeni sobën, nxirrini jashtë shkopinjtë e kanellës dhe lërini të thahen. Mund t’i përdorni dhe herë të tjera.
"Piqni" ajër të freskët
Merrni pak lëkurë portokalli apo molle, vëri në një tavë për furrë, hidhni sipër disa bimë aromatike apo erëza që preferoni (kanella është fituese sërish) dhe futini në 120 gradë celcius. Lërini aq gjatë sa dëshironi, apo mendoni se është mjaftueshwm këndshëm.
Gatuani diçka
Sigurisht, një nga mënyrat tona për ta bërë shtëpinë të mbajë aromë të mirë është të gatuani diçka që ju hap oreksin. Përdorni gatimin e ngadaltë si buka, biskotat dhe tortat, pa përmendur pulën e pjekur./shije.al