Lajmet e fundit

Procesi zgjedhor në komunën e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë në përgjithësi ka shkuar mirë, me disa incidente të vogla.
Kështu bëri të ditur gazetarja e Klan Kosovës , Altiana Zogaj e cila ka raportuar nga këto komuna.
“Qytetarët e Gjilani sot janë më të qetë, sesa mbrëmjen e kaluar që ishin duke festuar simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas publikimit të rezultateve. Ky proces në Gjilan, Kamenicë e Viti nga ku kemi raportuar ka shkuar mirë”.
“Në shifra janë mbi 29 mijë vota që ka marrë ky subjekt politik në Gjilan. Komuna e Gjilanit është dyta pas Prishtinës me numrim më të madh të votuesve të regjistruar janë Kosovës, janë mbi 5 mijë qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës”, tha ajo./Klankosova.tv