Lajmet e fundit

Ushqyerja me gji ka shkaktuar shumë polemikë gjatë viteve, me disa grupime që debatonin rreth asaj se sa duhet të mbulohet gruaja, ose madje edhe nëse do të duhej të ishte e lejuar ta bënte atë në publik.
Për këtë shkak, si një eksperiment, artisti Joey Salads dhe mikja e tij Emily, vendosën që të testojnë se si njerëzit do të reagojnë në sytë e një nëne që e ushqen “fëmijën” e saj (kukullën).
Dyshja aktruan sikur ishin një çift i martuar, të cilët uleshin afër njerëzve të panjohur në vende publike, transmeton Klan Kosova.
Ashtu siç edhe pritej, shumë nga individë nuk kishin frikë për të shprehur “neverinë” e tyre ose të nisin një debat të ashpër për “sjelljen” e kësaj dysheje.