Lajmet e fundit

Përfaqësues të Kit Harington kanë mohuar thashethemet se ai tradhtoi gruan e tij Rose Leslie, transmeton Klan Kosova.
Aktori 31-vjeçar i Game of Thrones, u bë subjekt i thashethemeve për tradhti kur modelja ruse Olga Vlasova postoi një foto të supozuar lakuriq të Kit në rrjetet sociale.
Olga pretendoi se ajo ishte takuar me aktorin në Luksemburg dhe në foto, personi shihet duke fjetur në një shtrat.
Modelja gjithashtu pretendoi se ata ishin të lidhur para fejesës së tij me Leslie.
"Pretendimet e kësaj historie janë të rrejshme. Kit nuk ka qenë kurrë në Luksemburg as nuk e ka takuar Olga Vlasova", tha njëri prej përfaqësuesve të aktorit në një deklaratë për ET Canada.