Lajmet e fundit

Seanca konstituive e paraparë që të filloj nga ora 10:00 , nuk ka nisur ende.
Ndërkohë qëndrimet e partive opozitare nuk kanë ndryshuar.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk pret që do të ketë ndryshime as në vazhdimin e 6 të seancës konstituive.
Ndërsa Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim për votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
E LVV sërish nuk ka ndryshuar emrin për kryekuvendar.