Lajmet e fundit

Autori dhe opinionisti i Big Talk në Klan Kosova, Nderim Neziri, ka folur për episodin e parë të emisionit i cili transmetohet të dielave me fillim të orës 18:00.
Aty do të ketë mysafirë nga më të ndryshmit ku do të diskutohet për banorët që janë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Në një intervistë në emisionin “Ora 7”, Neziri tregoi si ka shkuar e gjithë puna për episodin e parë të Big Talk, bashkëpunimi me Mbresën e cila drejton këtë vit emisionin, dhe producentët që janë Hana dhe Agani.
Poashtu, Neziri ka komentuar edhe sjelljen e banorëve në ditët e para brenda shtëpisë.
Ndiqni intervistën e plotë.