Lajmet e fundit

Mund të kesh shtuar gjatë shtatëzanisë nga 6 deri ne 40 kilogram.
Pritshmëritë e tua janë që tani pas lindjes të kenë ikur rreth 10 kg të mira, por jo.
Ti peshohesh ditën e dytë pasi ke lindur dhe maksimumi që ke rënë janë 5 kile.
Barku është ende i fryrë sikur je ende shtatëzanë. Këmbët janë akoma të ënjtura dhe ndjen dhimbje trupi nga lodhja dhe pagjumsia. Ti sheh veten në pasqyrë dhe nuk po njihesh.
Do trupin tënd mbrapsh. Sheh madje dhe disa vija të holla të kuqe diku nëpër lëkurë. Flokët po të bien me shumicë, lëkurën e ndjen të thatë dhe thonjtë që lehtësisht thyhen. Kjo është e tepërt.
Inati, frika, zemërimi që vetëm ty të ndodhën këto, janë të shumta.
Por po t'i kishin thënë këto kur ishe shtatëzanë nuk do trëmbeshe. Do e dije që këto janë normale dhe kalimtare, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.