Lajmet e fundit

Ardhja në jetë e një fëmije është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në secilën familje.
Çiftet që mezi presin të bëhen prindër, përpiqen të bëjnë çdo gjë për t’u përgatitur paraprakisht. Shumë prej tyre e zbulojnë gjininë e bebes së tyre pak para se ajo të lind. Disa madje arrijnë ta menaxhojnë edhe datën e saktë të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.
Për më tepër, ka raste kur edhe fillojnë shumë herët të planifikojnë rreth asaj se në cilin kopsht fëmijësh ta dërgojnë – e gjithë kjo derisa bebja është ende në barkun e nënës së saj.
Megjithatë, pak prindër të rinj arrijnë të kuptojnë saktë se si prania e fëmijës do t’i ndryshojë jetën e tyre.
Është e sigurt se shumë gjëra do të ndryshojnë – shprehitë tuaja, rutina juaj e përditshme, madje edhe dëshirat dhe pritjet.
Klan Kosova ju ofron shansin që t’i shihni disa nga momentet e paharrueshme nga jeta e secilit çift të ri, pasi ata bëhen me fëmijën e parë.
Mëngjesi – Pritjet dhe realiteti
Gjumi – Pritjet dhe realiteti
Dhoma e fëmijës – Pritjet dhe realiteti
Momentet e qeta së bashku – Pritjet dhe realiteti
Të visheni për një shëtitje – Pritjet dhe realiteti
Duke u bërë krijues – Pritjet dhe realiteti
Koha kur mami është vetëm – Pritjet dhe realiteti
Argëtimi në kutinë e rërës – Pritjet dhe realiteti
Fotografitë familjare – Pritjet dhe realiteti