Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në Belgjikë. Dy të rinj janë arrestuar dhe janë lënë në paraburgim në lidhje me vrasjen e një taksisti shqiptar.
Gazetari Fatos Mahmutaj, në emisionin “Kosova Today” tha se i ndjeri kishte pasur një konflikt me klientët e tij, me ç’rast njëri nga ta ka pasur armë me vete dhe e ka qëlluar viktimën, transmeton Klankosova.tv.
“Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë në Belgjikë, kur një taksist me origjinë shqiptare nga Kosova, është vrarë nga katër klientë të tij. Kemi një taksist shqiptar i cili punonte në orët e vona të natës për fitime të tij ekonomike, dhe në një moment ka pasur një grindje momentale me klientët e tij”, tha ai.
Në Klan Kosova, gazetari po ashtu bëri të ditur se të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.
Mahmutaj tha se i ndjeri bënte punë të ndershme, dhe pas vetes la tre fëmijë.