Auron Mazrekaj, nxënës i shkollës fillore Asdreni në Pejë e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë - Pejë, konkretisht në fshatin Loznicë e Malishevës.
Lidhur me ngjarjen tragjike policia ka dhënë detaje.
Në raportin 24 orësh, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë viktima mashkull kosovar - pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Lidhur me ngjarjen tragjike Klankosova.tv ka raportuar gjatë ditës së djeshme/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/nxenesi-nga-peja-vdiq-ne-aksidentin-e-djeshem-ne-rrugen-prishtine-peje/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.