Si çdo javë, në kuadër të Orës 7, trajtohet gjithmonë një temë e rëndësishme për shëndetin tonë, ku në studio na flet doktoresha Rita Parashumti, duke biseduar më shumë për efektet e pornografisë në shëndetin tonë.
“Interneti si një librari e madhe, ku kemi akses në shumë gjëra, po ka një efekt shumë të keq në gjeneratën Z apo gjeneratën e teknologjisë, duke krijuar varësi nga mundësia e plotësimin të çdo dëshirë dhe emocioni me anë të përdorimit të tepërt të imazheve dhe videove pornografike në internet”, teksoi Parashumti.
Disa nga efektet e zakonshme dëmtuese të pornografisë për përdoruesit mund të përfshijnë varësinë, izolimin, rritjen e agresionit, besimet dhe perceptimet e shtrembëruara për marrëdhëniet, ndjenjat negative për veten dhe neglizhimin e fushave të tjera të jetës së tyre.
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=NIYyCsTd0jk
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.