Lajmet e fundit

Qëndrimet e publikut rreth marihuanës çdo vit e më shumë po ndryshojnë. Madje edhe shumë qeveri janë duke menduar për ta bërë legale, për shembull në shumë shtete të SHBA-së është duke u votuar për ta legalizuar.
Pyetja shtrohet se çka se nëse marihuna do të legalizohej pothuajse në secilin vend të botës, atëherë si do të ndikonte kjo gjë në përditshmërinë tonë. Si do ndikojë legalizimi i marihuanës tek fëmijët? Puna jonë e lidhjet tona?
Po si do të ndikojë në jetën seksuale?
Pikërisht kjo pyetje e ka inspiruar hulumtuesin Joseph Palamar dhe kolegët e tij nga Neë York University që të fillojë një hulumtim.
“Që kur mendimi mbi marihuanën po ndryshon tërë kohën, dhe përdorimi i marihuanës po vazhdon të rritet, hulumtimi është nevojë për të vazhduar shqyrtimin në lidhje me rrezikun për seks të pambrojtur”, shkruhet në hulumtimin e tyre në gazetën Archives of Sexual Behavior.
Për këtë qëllim, Palamar dhe kolegët e tij u kanë kërkuar 24 personave heteroseksualë që të marrin pjesë në disa intervistë rreth eksperiencave të tyre seksuale dhe ndikimi i marihuanës dhe alkoolit.
Më poshtë mund t’i gjeni përgjigjet e këtyre të intervistuarëve.
“Kur konsumoj marihuana dëshiroj që t’i gatuaj diçka për të ngrënë atij personi që gjendet me mua kurse kur jam i dehur e largoj nga shtëpia”, është përgjigjur një burrë.