Rrjetet sociale tash e sa vite janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, madje ka prej atyre personave që shëndetin e tyre ua besojnë medieve sociale.
Sipas një anketimi rreth menaxhimit të këtij shqetësimi për lëkurën dhe ndikimi i medieve sociale kanë dhënë një rezultat.
Kanali Youtube zë vendin e parë me 57% të përdoruese, të cilët gjejnë këshilla të ndryshme rreth kujdesit ndaj lëkurës dhe akneve.
Vendin e dytë e zë rrjeti social Instagram, i cili përdoret vetëm 1% më pak kanali Youtube me 56%
Pastaj renditet Pinterest me 37%, Facebook me 19%, Twitter me 9% dhe 7% përdorin Snapchat për t’u informuar më shumë rreth akneve.
Sipas këshillave nga mediet sociale 53% kishin përmirësim minimal, 40% pa përmirësim dhe më pak se 7% përmirësim të dukshëm.
Shumica e vendimeve të trajtimit bazuar në rekomandimet e medieve sociale nuk përputhen me udhëzimet nga Akademia Amerikane e Dermatologëve.
68% e të anketuarve që përdorin rrjetet sociale për akne kanë kërkuar përfundimisht këshilla mjekësore. Vetëm 7% e përdoruesve të medieve sociale raportuan përmirësim të dukshëm për aknet e tyre.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.Q
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.