Anne Hathaway ka thënë se roli i një karakteri bipolar që ajo e ka luajtur në serinë e re të Amazon “Modern Love” ka ndikuar te ajo emocionalisht – pasi ajo ishte mishëruar me të.
Hathaway luan karakterin e Terry Cheney, një grua që jeton një romancë me gjithë çrregullimet e saj bipolare, në një episod të antologjisë.
Seriali, që është i bazuar në kolumnen e The New York Times me të njëjtin emër, publikohet më 18 tetor.
Në një takim të Asociacionit të Kritikëve të Televizionit, Hathaway ka thënë se roli që ajo e ka luajtur e ka bërë atë të ndjejë më shumë dhembshuri për personat që kanë sëmundje mendore - të cilët nuk mund të largohen sapo kamerat të ndalen.
Ajo ka thënë se shpreson se rrëfimi i storieve si kjo e Cheney do të ndihmojë që njerëzit të jenë më mendjehapur ndaj sëmundjeve mendore.
Pasi ka folur për rolin e saj, aktorja e ka ndryshuar disponimin kur është pyetur se si po ndihet për shtatzëninë e saj të dytë.
“Si mendoni ju?”, është përgjigjur ajo duke buzëqeshur.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.