Lajmet e fundit

Përdorimet e aloe verës në bukuri njihen që në kohën e Kleopatrës së Egjiptit. Kjo bimë mund të përdoret në shumë mënyra në funksion të një lëkure të bukur.
Përdorni aloe-n si aftershave
Nëse brisku e lë lëkurën tuaj të kuqe dhe të ndjeshme, enzima-t e aloe verës sigurojnë veti antiinflamatore që parandalojnë pasojat negative të briskut dhe rigjernerojnë prerjet e vogla që mund të ketë shkaktuar ai.
Përdoreni për të hequr make-upin
Aplikoni aloe-n drejtpërdrejt në një top pambuku dhe me të largoni make up-in tuaj. Qetëson lëkurën pas një dite të gjatë.
Është një hidratuese e mirë
Aloe depërton në lëkurë katër herë më shpejt se uji, gjë që e bën atë një hidratuese të shkëlqyer.
Ndihmon në reduktimin e inflamacionit
Qetëson skuqjen, aknet ose lëkurën sensitive. Është një inflamator i shkëlqyer dhe i jep lëkurës një ndjesi të qetë dhe hidratuese. Parandalon zgjerimin e enëve të gjakut në zonat e irrituara, porodhon salicilate si bioprodukt, të cilat forcojnë përgjigjen imunitare që shëron inflamacionin.
Ndihmon djegiet dhe problemet e lidhura me acarimin e lëkurës
Për problemet në kuzhinë apo për djegiet nga piastra në ballë, aloe vera është mikesha juaj më e mirë. Ajo krijon një mjedis që ndihmon shërimin dhe promovon imunitetin të shërojë më shpejt inflamacionin.
Qetëson pickimet e insekteve
Aloe Vera është një medikament i shkëlqyer dhe shumë efektiv i kombinuar me hidrokorizonin OTC për pickimet e insekteve. Qetëson zonën e pickimit dhe hidrokortizoni ndalon kruarjen.
Mund të bëni një maskë flokësh me të
Flokët tuaj përmbajnë amino acide dhe enzima, ashtu si aloe. Kështu që përdorimi i tij tek flokët ju lejon të merrni ato lëndë ushqyese me larjen.