Duke qenë se janë të amortizuara blloqet që funksionojnë brenda termocentraleve në Obiliq i nënshtrohen procesit të remonteve.
Kostoja e një të tilli është tejet e lartë dhe zëvendësimi i kapaciteteve prodhuese në një proces të tillë kalon direkt në import.
Ngjashëm ka ndodhur edhe pranverën e 2025-ës, derisa nga e kaluara kuptohet se rastet e ngjashme janë kurdisur për përfitime të grupeve të interesit.
“Planifikimet për import janë 150 milionë në vit, 150 milionë kushton rehabilitimi i Kosovës A”, thotë për MAT, ish-drejtoresha e KEK, Pranvera Dobruna.
Ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë se rënia e një blloku të Kosovës B krijon boshllëk prej 175 megavatësh.
●●●
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.