Lajmet e fundit

Çdo njeri e ka përcepcionin e vet për trupin perfekt. Është i influencuar nga një numër trendesh, ndryshimet në kulturë dhe mandej edhe qasjen në ushqim.
Artisti Nickolay Lamm, shkruan The Independent, ka bërë një studim rreth asaj se si përcepcioni për trupin ideal të burrave ka ndryshuar ndër vite. Kështu që, ai ka koleksionuar fotografi të ndryshme të burrave, që nga amerikanët konsiderohen të jenë “burrat perfektë”, në periudha të ndryshme kohore.
Në vitin 1879, obeziteti tek burrat reprezentonte pasuri, për shkak se jo çdokush kishte akses në ushqim.
Në vitin 1899 në Connecticut ishte themeluar grupi “Fat Man’s Club”, që u bë shumë i famshëm dhe u shpërnda nëpër Amerikë. Anëtarët e këtij grupi duhet të peshonin minimumi 90 kilogramë.
Në vitin 1930, ushqimi ishte më i qasshëm, dhe aktorët e Hollywood-it e krijuan figurën ideale, e cila ishte më elegante apo siç thuhet në anglisht “slim”.