Lajmet e fundit
Gara më e madhe e futbollit në botë që kësaj radhe zhvillohet në Rusi ka shqetësuar faqet pornografike të cilat kanë raportuar rënie të ndjeshme të trafikut(kërkimit dhe shikimit të videove) që prej nisjes Botërorit më 14 qershor

Faqja më e madhe pornografike në botë, PornHub ka raportuar rënie të ndjeshme të trafikut gjatë Kampionatit Botëror Rusia 2018.
Rënia ka nisur të bëhet fort e ndjeshme dhe të marrë përmasa shqetësuese për këtë industri veçanërisht nga një e gjashtëmbëdhjeta e finales e tutje.
Për shembull takimi mes Uruguait dhe Portugalisë ka bërë që trafiku i PornHub në shtetin e Amerikës Latine të bie për 61 për qind, ndërsa në Portugali për 43 për qind.
Ndërsa ai mes Francës dhe Argjentinës ka bërë që shikimi i videove pornografike të bie në shtetin europian për 35 për qind, ndërsa në atë të kontinentin amerikan për 36 për qind.
Më së paku rënie trafiku kanë regjistruar Meksika, ku gjatë takimit me Brazilin trafiku i pornografisë në internet ka rënë për vetëm 12 për qind dhe Rusia ku përballja me Spanjën e ka ulur atë për vetëm 17 për qind.
Në mesatare, rënien më të madhe të trafikut të raportuar nga PornHub e ka shënuar Senegali me 47 për qind, Irani me 45 për qind, Islanda me 42 për qind, Kroacia me 40 për qind dhe pesëshja mbyllet me Marokun ku rënia është po ashtu në shifrën 40 për qind.