Lajmet e fundit

Të bëhesh gjyshe, përshkruhet si njëra ndër ndjenjat më të bukura që mund t’i përjetojë njeriu. Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, tri gjyshe rrëfejnë historitë e tyre të të qenit me nipa e mbesa e po ashtu se cilat janë pjesët më të vështira e ato më të bukura të këtij raporti.
Në emision, gjyshet janë edhe fytyra publike që janë shumë të angazhuara profesionalisht por që gjejnë kohë për nipërit e tyre.
Mimoza Shahini, Fllanza Berisha dhe Suzana Mushkolaj janë gjyshet që flasin në Nd’rrimin e Natës.