Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Endrit Nika, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.
Gazetarja e Klan Kosova, Blerta Ahmeti, e cila ka përcjellë rastin, ka treguar në emisionin “Kosova Today” se si erdhi deri te përfundimi i këtij vendimi.
“Maria Clara ka ndërruar jetë më datë 1 gusht 2023, ndërsa rasti ka filluar diku në fund të muajit korrik. Ajo me të dashurin e vet, Endrit Nikën, shkojnë të pushojnë në një hotel në Fushë Kosovë, pas një dasme që familja e kishte pasur në fshatin ku jetonin. Ka video, ka pamje të kamerave ku shihet një konflikt i parafilluar në parking të hotelit, i cili më pas qetësohet rrugës duke hyrë brenda. Më pas prokuroria vazhdon me konstatimin se ai konflikt ka vazhduar edhe në dhomë dhe si rezultat i këtij konflikti ka ardhur te vrasja ose shtyrja, rrëzimi ose vdekja e Maria Clara, duke rënë komplet me kornizën e katit të gjashtë të dhomës së hotelit”, tha gazetarja që ndoqi procesin nga afër. /Klankosova.tv
Ndiqni raportimin e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/KrCAUyJ40vk
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.