Otis Johnson është liruar nga burgu në vitin 2014, pasi që kishte qëndruar i mbyll;ur për 44 vjet.
Ai ishte 25 vjet kur kishte filluar dënimin dhe 69 vjeçar kur ishte liruar.
Kur kishte dalë jashtë, ai e kishte kuptuar se bota ishte tani një vend krejt ndryshe nga si ishte kur ai ishte futur në burg.
Në një intervistë për Al Jazeera, Johnson e ka vigtar “Times Square” në New York, ku ai ishte hutuar dhe surprizuar për së tepërmi nga teknologjia moderne që e rrethonte, transmeton Klan Kosova.
“Njerëz me tela në veshët e tyre që dëgjonin muzikë dhe dukeshin si agjentë të CIA, duke folur me telefona gjatë tërë kohës më duken si të çmendur, sikur po flasin me veten”.
Ai ishte burgosur pasi kishte tentuar të vriste një oficer policie.
“Kur i shoh terë këta njerëz me pajisje të tilla, gjëja e parë që më shkon në mend është si ia arrijnë të flasin në telefon, të shkruajnë e të ecin në të njëjtën kohë”.
https://www.youtube.com/watch?v=OrH6UMYAVsk
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.