Jack Osbourne ka folur hapur për vdekjen e babait të tij, Ozzy Osbourne.
Më 22 korrik, familja Osbourne njoftoi se rokeri i “Black Sabbath” kishte ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.
Në një video të re të postuar në YouTube, të mërkurën, Jack zbuloi se si e mori lajmin për vdekjen e babait të tij.
Jack tregoi se një burrë, i cili kishte punuar për familjen e tyre për 30 vjet, trokiti në derën e shtëpisë së tij në Los Angeles në orën 3:45 të mëngjesit për t’i dhënë lajmin e trishtueshëm.
“Kur shikova nga dritarja dhe pashë se ishte ai, e dija që diçka e keqe kishte ndodhur”, kujtoi Jack. “Më informuan se babai im kishte ndërruar jetë”.
Jack vazhdoi duke thënë se ai ishte në gjendje të kalonte kohë shtesë me Ozzyn gjatë ditëve të tij të fundit pasi ata qëndruan në Britani. Ata po planifikonin të shkonin në Portugali me pushime, por e anuluan në minutën e fundit sepse fëmijë e tij u sëmurën me grip, kështu që të gjithë bashkë qëndruan në Angli për një javë tjetër.
“Nuk kam qenë kurrë më mirënjohës që fëmijët e mi kishin grip sesa jam sot”, tha Jack, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse është i mërzitur për vdekjen e babait, Jack tha se e di që ai është në paqe dhe nuk vuan më nga problemet e tij shëndetësore.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.