Lajmet e fundit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump u kthye në klubin e tij Mar-a-Lago në mëngjesin e sotëm të ditës së zgjedhjeve.
Ai gjithashtu përfundoi një tubim në Grand Rapids të Michigan, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Trump ka qenë në telefon rregullisht, duke telefonuar aleatët republikanë dhe zyrtarët e zgjedhur në disa vende.
Trump do të kalojë sonte duke parë rezultatet që vijnë nga Mar-a-Lago, ku disa qindra njerëz janë ftuar të marrin pjesë.
Kjo listë e të ftuarve përfshin aleatët e tij kryesorë, pjesë e të cilëve do të jetë edhe Elon Musk.
Ish-presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim në orët e vona të mbrëmjes, derisa më herët është shprehur se nuk ka shkruar ende një fjalim për këtë rast.