Lajmet e fundit

Lionel Messi mbrëmë arriti një sukses monumental duke u kurorëzuar kampion bote me kombëtaren e tij, Argjentinën.
Ai e festoi së tepërmi fitoren në fushë duke u përqafuar me gruan dhe fëmijët e tij, me nënën e familjarë të tjerë, si dhe me bashkëlojtarë e kolegë.
Mirëpo, Pleshti si duket nuk pati qejf që këtë festë në atë moment ta ndante me dikë relativisht të huaj për të, si për shembull me yllin e rrjeteve sociale, shefin e kuzhinës, Salt Bae, apo përshtatur në shqip “Zemra e kripës” / “Loçka e kripës”.
Ndonëse në Google shihet një fotografi e pastër midis dyve duke i shtrënguar duart, Messi u duk më se i irrituar nga Loçka e kripës që e kërkonte vëmendjen e tij në ato çaste.