Lajmet e fundit

Skuadra mbretërore nga Madridi mund të jetë e lumtur që humbi “vetëm” 4-0 në El Clasico kundër Barcelonës. Reali mund të kishte pranuar lehtësisht dy ose tre gola të tjerë kundër rivalëve të mëdhenj të Katalonjës.
Kjo ndeshje të kujton kohën kur Xavi luante së bashku me Andres Iniestan në mesfushën e Barçës.
Lojë me pasime të shkëlqyera, kërkimi i pasimit në thellësi. Tifozët janë të emocionuar. Klubi ishte në vendin e nëntë në fund të nëntorit dhe tani është i treti.
"Ne jemi kthyer", ka thënë Gerard Pique pas El Clasico. Dhe kapiteni Sergio Busquets madje ëndërron kampionatin: "Nëse kemi opsionin më të vogël, do të luftojmë për të".
Gjërat janë duke u përmirësuar që kur legjenda e klubit Xavi (42) mori drejtimin nga Ronald Koeman (59) në nëntor.
Ai solli Ferran Torres (22) nga ManCity në dimër – për një çmim të volitshëm prej 57 milionë euro. Pierre-Emerick Aubameyang (32), i cili shënoi dy herë në El Clasico, erdhi në transferim të lirë. Adama Traore (26) është i huazuar nga Ëolverhampton. Tre lojtarë që arritën të ambientohen menjëherë.
Përveç kësaj, Xavi – i cili dikur doli nga ekipi i të rinjve të Barcelonës – di të zhvillojë më tej talentet e tij, veçanërisht 19-vjeçarin Pedri. Një Gavi (17) ose të dëmtuari aktualisht Ansu Fati (19) janë xhevahire për të ardhmen.
Dhe Xavi ka punuar në disiplinën e profesionistëve të tij. Thuhet se ai ka hartuar një katalog rregullash. Në të ai kërkon: Të mos ketë festa para ndeshjeve, të hani së bashku dhe gjoba të larta për sjellje të pahijshme.
Për më tepër, Barcelona është më mirë financiarisht. Mega-marrëveshja me shërbimin e transmetimit muzikor “Spotify”. Falimentimi duket se është shmangur.
Tashmë kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje në ligë. Barça është gjithashtu në çerekfinale të Europa League (kundër Frankfurt). /Klankosova.tv/