02.04.2019 · përditësuar para 2658 dite1 min lexim
Fernanda Suarez është një artiste e re dhe shumë e talentuar nga Santiago.
Ajo nuk përdor brushat dhe ngjyrat e ujit ose të ajit për veprat e saj artistike, por megjithatë pikturat e saj duken jashtëzakonisht shumë realiste.
E inspiruar nga fotografitë e princeshave të Disney, Suarez ka vendosur që t’i ‘rikthejë’ ato në ditët e sotme.
Me ndihmën e teknologjisë kompjuterike, ajo ka krijuar disa imazhe moderne që i ka përmbledhur së bashku më pas në një kalendar.
Artistja nga Kili ka ruajtur karakteristikat unike të secilit personazh gjë që e bën punën e saj edhe më unike.
Jemi të sigurt se edhe ju do të befasoheni nga këto vepra të jashtëzakonshme arti që tregojnë se si do të dukeshin princeshat e Disneyt, që adhurohen nga të gjithë, në ditët e sotme.
Belle, Bukuroshja dhe Bisha