Lajmet e fundit

Si duken pallonjtë gjatë fluturimit
Pallua cilësohet si Kanye West i zogjve.
Mes tjerash, ata kanë mbi 200 pupla me ngjyra të zgjatura, të cilët nuk tërheqin vetëm partnerët e tyre potencialë, por edhe vëmendjen e shume njerëzve dhe kamerave.
Por shpesh asetet e tyre kumbuese i shkëpusin nga aftësitë tjera që posedojnë.
Pak njerëz e kanë shansin t’i shohin këta zogj të shkëputur nga toka, por ata në të vërtetë mund të fluturojnë, edhe pse pallonjtë e bëjnë këtë më shumë në raste të rrezikut dhe jo për kënaqësi, transmeton Klan Kosova.
Kur grabitqarët paraqiten, zogjtë fillojnë të vrapojnë dhe të valëviten në ajër. Çuditërisht, puplat e tyre të gjata nuk ndikojnë në ngritjen e tyre. Distanca mund të jetë e limituar, por ata mund të jenë të shpejtë deri në 16 km në orë.