Lajmet e fundit

Planeti është në rrezik nga ngrohja globale pasi do të ndodhin ndryshime të shpejta dhe të paprecedentë në të gjitha aspektet e shoqërisë.
Kështu u tha në raportin e ri që doli nga Paneli Ndërqeveritar i OKB mbi Ndryshimet Klimatike, por nga ky dëmtim i planetit do të pësoj edhe shëndeti i njeriut.
Me rritjen e temperaturave do të shtohet numri i insekteve të cilat bartin viruset të ndryshme si Zika, dhe Nili Perëndimor.
Po ashtu me rritjen e sasisë së ujit në Tokë sipas drejtoreshës Mona Sarfaty nga Qendra për Ndryshimin e Klimës në Universitetin George Mason, uji i pastër do të bëhet bashkë me ujërat e zeza, ku ushqimet tona dhe uji që do pimë do shpërndajnë sëmundje brenda nesh.
Temperaturat e larta shkaktojnë edhe sëmundje mendore, po ashtu do të ketë edhe rritje të diabetit të tipit 2.
Shumica e shkencëtarëve mendojnë se gazrat si dyoksid karboni do të dëmtojnë mushkëritë dhe frymarrjen po ashtu edhe gjakun.