09.05.2019 · përditësuar para 2620 dite1 min lexim
Posteri zyrtar në Festivalin e Filmit në Kanë gjatë vitit 2017 ishte ndoshta skandali më i madh në historinë e këtij konkursi prestigjioz.
Personazhi kryesor ishte një aktore legjendare e shekullit të kaluar, Claudia Cardinale. Por, nëse e shihni nga afër fotografinë origjinale do ta vëreni qartë që ajo në poster është për dy madhësi trupore më e hollë.
Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë menduan se Claudia Cardinale nuk përputhej me standardet e bukurisë që janë ditëve të sotme.
Ndoshta për çudinë e të gjithëve, vet Claudia Cardinale nuk u shqetësua nga një gjë e tillë. Madje e mori me shumë sportivitet.
“Fotografia është edituar ashtu që unë të dukem sikur gruaja e ëndrrave të dikujt. Nuk ka arsye që të shqetësohemi nëse kjo është reale ose jo. Si një feministe e vërtetë, unë nuk shoh asnjë krim kundrejt trupit të gruas”, ka thënë ajo.
Por, megjithatë askush nuk mund ta mohojë se sa shumë ndryshojnë standardet e bukurisë në shekullin 20 dhe 21.
Kjo edhe na shtyri të mendojmë se si do të dukeshin bukuroshet e shekullit të kaluar në ditët e sotme…bazuar në standardet moderne të bukurisë.
1. Michèle Mercier
2. Vivien Leigh
3. Frida Kahlo
4. Veruschka
5. Coco Chanel
6. Catherine Deneuve
7. Maya Plisetskaya
8. Ava Gardner
9. Janet Leigh
10. Yoko Ono
11. Meryl Streep
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.