Lajmet e fundit

Artistja braziliane Isaque Areas ka vendosur që të sjellë një seri fotografish interesante për botën e Disney.
Ajo ka treguar se pëlqen shumë filmat Disney ndërsa ka paraqitur se si do të dukeshin princeshat dhe personazhet e njohura nga Disney në ditët e sotme në moshën e tyre reale.
“Kam filluar në vitin 2013. Ideja e parë ishte pak e çmendur, por "unë dua çmenduri". Unë shikoja artistët e Hollywoodit që plakeshin, yjet e filmave gjithashtu dhe mendova se si do të dukeshin princeshat e Disney nëse do të plakeshin dhe fillova të vizatoja por meqë nuk vizatoja shumë mirë, hoqa dorë” ka thënë Areas, transmeton Klan Kosova.
Artistja ka bërë të ditur se kohëve të fundit ka rinisur sërish vizatimin duke thënë se qëllimi i saj ishte që ato gra mund të identifikohen me këto karaktere, edhe në qoftë se ato plaken.
“Pashë se objektivi im është arritur kur njerëzit komentonin se ajo duket si nëna ime ose ajo është e plakur dhe akoma është e bukur”.