Lajmet e fundit

Jennifer Lawrence e ka vazhduar edhe këtë vit traditën e saj.
Aktorja vizitoi spitalin e fëmijëve në Louisville, Kentucky, transmeton Klan Kosova.
Aktorja 28-vjeçare që fitoi çmim Oscar gëzoi fëmijët për festa të martën në mëngjes.
“Një falënderim i veçantë për Jennifer Lawrence për vizitën në spitalin e Norton Children’s Hospital”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga llogaria e spitalit në ditën e Krishtlindjeve, së bashku me një fotografi.
Jennifer vizitoi repartin e kancerit dhe njësinë e kujdesit intensiv pediatrik. Ajo publikoi foto me stafin dhe kaloi kohë me fëmijët në dhomat e tyre.
Ky është viti i gjashtë me radhë që Jennifer viziton spitalin për Krishtlindje dhe madje ka dhuruar 2 milionë dollarë në spital në vitin 2016.