Euro në Kosovë përdoret nga shkurti i vitit 2002.
Ajo është e vetmja të cilën kosovarët e përdorin si mjet këmbimi.
Edhe më Kushtetutë, Euro është valutë zyrtare e Republikës së Kosovës.
Emetimi i saj bëhet në Evropë, por nga Kontinenti i vjetër, Kosova ndër vite u bë cak edhe për burime të tjera që e shtypin atë. Falsifikatorët.
Me trafikantët nuk është aspak e vështirë që të biesh në kontakt.
Mjafton një kërkim i thjeshtë nëpër rrjete sociale të gjesh faqe të ndryshme, edhe në Gjuhën Shqipe, ku mund të bëhet pazar për para të rreme. Për aq sa vlen ka dhe çmim.
MAT kontaktoi me një prej tyre. Me 50 euro të vërteta u ofruan 1,500 të rreme. Pagesa u kërkua që të bëhet përmes bankës, ndërkaq porosia do të vinte me postë.
Përveç nga dora në dorë, kjo është një nga metodat që përdorin ligjshkelësit për të arritur te qëllimi.
Pas realizimit të porosisë, malli dërgohet në destinacion.
https://youtu.be/Ml9d0B3gtCk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.