Jashtë kontekstit të kritikës ndaj plogështisë opizitare dhe debaklit elektoral, një vrojtim i një natyreje tjetër sjellë defekte shoqërore.
Trendi ideologjik botërorë po lëviz nga ai liberal kah ai autoritar. Në Evropë kemi lëvizje politike ultra nacionaliste, nacional-socialiste të cilat po fitojnë për kah rëndësia.
E kaluara politike evropiane në mes dy luftërave botërore me votën e lirë ka nxjerr: parti me orjentim nacional-socialist, ultra nacionalist, si Hitleri dhe Musolini, e që në historinë më të re të Evropës pasqyrohet me autoritarizmin e Vuçiqit në Serbi, Ramën në Shqipëri, Orbanin në Hungari etj.
Kurti e ka kuptuar këtë formë dhe mënyrë të menaxhimit elektoral, duke naviguar me sukses në ambijentin politik të Kosovës. Ai e ka përvetësuar mirë mënyrën e perceptimit të kësaj materie elektorale e cila me zell merr pjesë në zgjedhje.
Paralagjet prodhojnë shund senzacionalist dhe kiç-kulturor të pa rafinuar që i kanë vërshuar shoqëritë e pa ngjizura.
Shoqëritë tona: ajo shqiptare në Kosovë, ajo shqiptare në diasporë dhe ajo serbe në Kosovë jetojn jetë paralele që logjikisht i bie se bëhet fjalë për ndryshime serioze në aspektin kognitiv. Kjo dikotomi kognitive i bënë pre e manipulatorëve dhe si të tilla shndërrohen në materie të manipulueshme.
Kjo anomali i ka fillet në fund të viteve ‘80 dhe ‘90 të shekullit të kaluar. Mbase edhe më parë. Një grup shumë i vogël ka zgjedhur rrugën e rezistencës dhe rrefuzimin dhe imponimit. Pjesa tjetër i është nënshtruar imponimit apo ka zgjedhur rrugën e emigrimit.
Mendoj se rezultati i zgjedhjeve të fundit ka përfshirë ato shtresa që kan pranuar imponimin dhe janë larguar nga imponimi. Pra në një formë janë pajtuar me gjendjen e krijuar. Pos kësaj, dje kanë abstenuar një numër i rëndësishëm i qytetarëve rezident, hapësirë elektorale kjo e shfrytëzuar nga vota e diasporës.
Pra kemi hyrë në epokën e rehabilitimit të vullneteve të frikësuara dhe të pajtuara të periudhës së represionit të regjimit të Millosheviqit, dhe të mos pajtimit me periudhën e pas çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës.
Observohen analiza të tipit të dialogjeve që këtë ngjarje dhe dukuri e quajn përmbysje me revolucion dhe periudhën pas kësaj, periudhë evolucioni.
Shoqëritë dikotomike me interesa dhe qëllime skajshmërisht divergjente nxjerrin rezultate që tejkalojnë projeksionet.
Mund të konkludohet se shoqëritë e tilla prodhojnë rezultate me premisa të fuqishme sado-mazohiste!
Kam përshtypjen, dhe besoj se në raste të kam thënë se disa kancelari perëndimore bëjnë sehirë, ndoshta madje ndihmojnë Kurtin për të përforcuar pushtetin, me përjashtim të ShBA-së. Deklaratat publike dhe veprimet dallojnë kontekstualisht.
Shkrep idea se Kurti ju duhet për të vazhduar me koncesione. Pas asociacionit, radhën e ka Kisha Ortodokse Serbe.
Mendoj se kancelaritë e rëndësishme të Evropës: Londër, Paris, Berlin, Romë janë të interesuara që përmes Kurtit, i cili vërtetoj naivitet dhe pa zotësi negocimi, të ecin tutje në drejtim të shprishjes së platformës së Ahtisarit. Sepse Kurti është i vetmi që ka vullnet të pathyeshëm të ndryshon Kushtetutën e me këtë të shpallë Republikën e 3-të.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.