Trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel, ka lavdëruar tifozët shqiptarë dhe atmosferën në Shqipëri.
74 minuta iu deshën anglezëve për të zhbllokuar rezultatin dhe për të ikur eventualisht me triumfin 0-2 ndaj Kuqezinvje në kualifikimet për Kupën e Botës.
“Më pëlqeu ndeshja. Mendoj se pati ulje dhe ngritje në performancë. Filluam me shumë kontroll, por nuk mundëm të krijonim shumë raste, gjë që është normale kundër Shqipërisë”, deklaroi Tuchel për Klan Kosovën dhe Artmotion.
“Ata kanë pranuar vetëm pesë gola dhe ne kemi shënuar katër kundër tyre”.
“Ata janë të shkathët, luajtën si jofavoritë, me përkushtim të plotë. Luajtën sot sikur të ishte ndeshje e kupës. Edhe trajnerin e kanë shumë të mirë”.
“Stadium i mrekullueshëm, tifozë shumë të mirë.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.