Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, ka vizituar Memorialin Përkujtimor në Reçak, së bashku me juristin e njohur britanik Geoffrey Nice dhe Taulant Hodaj.
Në njoftimin e tij, thuhet se gjatֻë kësaj vizite u takuan me banorë dhe të mbijetuar të masakrës, si dhe vizituan kompleksin memorial dhe vendet ku u vranë civilë të pafajshëm.
"Buja e cilësoi praninë e Nice si me domethënie të veçantë historike dhe morale, duke vlerësuar rolin e tij në ndjekjen penale kundër ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq", ka shkruar ai.
Ai shprehu mirënjohje për kontributin e Nice në mbrojtjen e së vërtetës dhe drejtësisë, duke theksuar se vizita në Reçak përbën një mesazh të fortë se sakrifica e viktimave nuk harrohet.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.