03.05.2020 · përditësuar para 2256 dite1 min lexim
Sot ka vdekur Shahindere Berlajolli-Stafaj, por jo edhe vepra e saj.
Ikona e muzikës popullore shqipe ndërroi jetë të dielën, në moshën 73 vjeçare, në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.
Ajo pati një karrierë të bujshme, me rreth 280 këngë në repertorin e saj. Po ashtu, u shqua për këndim live, në festivale të shumta, veçanërisht në Akordet e Kosovës.
Familjarët që i jetojnë në Prishtinë, nuk patën mundësi t’ia thonë lamtumirën e fundit, për shkak të pandemisë.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Haris Ademi.
https://www.youtube.com/watch?v=w8mntufmPxI
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.